Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: TOKË NË DHIMBJE

 

Tokë e lodhne nga vuajtjet

Tokë që duroi shumë dhimbje

Tokë ku n’ty shumë gjak rodhi

E që sot më padrejtësinë nuk e duron dot.

 

Tokë që përveç dashurisë na fale shumë t’mira

Më vjen të çaj, kur sot shoh njerëzit tek vdesin në luftëra e të tjerët nga uria

Tokë dikur e dashurisë, t’lutem na fal për gabimet

Po na u hakmirre ti, do vdesim dhe t’mirët.

 

E di që jë n’dhimbje

dhe gjithë këtë padrejtësi nuk e duron dot

Por tokë, nga gjithë këto çfarë pamë e dëgjuam

Na lejo t’përmirësojmë veten.

 

E di që një ditë dashuria do e mund dhimbjen

Ku paqja do të triumfojë

do falim dhe përqafojmë njëri-tjetrin

Dhe dashurinë ta rikthejmë n’tokë.

Please follow and like us: