Albspirit

Media/News/Publishing

Filipinet refuzojnë bisedimet dypalëshe me Pekinin

CNN raportoi se Filipinet kanë refuzuar bisedimet dypalëshe me Pekinin për mosmarrëveshjen mbi Detin e Kinës Jugore. Kjo erdhi pa këmbënguljes nga pala kineze që vendimi i arbitrazhit të mos përdoret si referencë.

Kina ka ripërsëritur disa herë se nuk do ta pranojë vendimin.

Ndërkohë, studiuesit kinezë kanë bërë thirrje gjithashtu për bisedime konstruktive mes Kinës dhe Filipineve.

Zhao Qizheng është ish-drejtor i Zyrës së Shtypit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës.

“Megjithëse ne nuk jemi të kënaqur me procesin dhe qëllimin e veprimit nga ana e Filipineve, ende mendojmë se Kina mund të përpiqet të ruajë marrëdhënie miqësore me Filipinet dhe anëtaret e tjera të ASEAN-it. Këto marrëdhënie nuk duhet të ndikohen në asnjë rrethanë nga mosmarrëveshjet me Filipinet.” (Albana)

Please follow and like us: