Shefi i Marinës Kineze, thirrje për bashkëpunim Kinë-SHBA për Detin e Kinës Jugore
Komandati i Marinës Kineze Wu Shengli nënvizoi se Kina dhe SHBA-ja duhet të luajnë rol kyç në sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në Detin e Kinës Jugore. Ai i bëri komentet gjatë takimit me homologun e tij amerikan, admiralin John Richardson, në Pekin. Wu theksoi se synimi përfundimtar është zgjidhja e mosmarrëveshjes në rrugë paqësore. Nga ana tjetër, ai paralajmëroi se çdo përpjekje për ta detyruar Kinën të dorëzohet duke i treguar fuqinë ushtarake do të kthehet në bumerang.
Please follow and like us: