Albspirit

Media/News/Publishing

Futja p…rdhë e gri sallatë, vëri emrin marmalatë

Eden Babani, Bruksel

Shkurt, fare-fare shkurt. Ndryshe nga shkrimet e mia paksa të gjata, herë-herë kilometrike.

Së pari, ndjesë lexuesit për titullin: ‘Futja p…rdhë e gri sallatë, vëri emrin marmalatë’.

Po ç’t’i bësh. S’ e kam thënë unë. Edhe ju mund ta keni dëgjuar këtë thënie proverbiale.

Për vete, e kam dëgjuar në Durrës viteve ’50 të shekullit të shkuar, kur isha nxënës në gjimnaz. S’ di në ishte gjetje durrsake apo e importuar. Ama di se e thoshin durrsakët rëndom e plotgojë, sa herë që ndokush nxirrte bullçish budallallëqe. Madje e thoshin jo vetëm kopukë, por edhe intelektualë.

Thënien thuajse e kisha harruar. Kur ja…

Sot erdhi rasti ta kujtoj teksa ndiqja përmes Syri Televizorin protestën e opozitës përpara Kuvendit. (Në parantezë, gjej rastin ta falenderoj Syrin, që na jep edhe neve, emigrantëve, mundësinbë të njihemi me zhvillimet politike në Shqipëri).

Populli demokrat protestonte jashë Kuvendit për aferën më të ndyrë të një Kryeministri në gjithë historinë e Kombit tonë.

Politikanët “rilindës”, brenda në sallë ku mungonin shumica e deputetëve të PD-së, të përjashtuar sipas rregullores ‘futja p…rdhë e gri sallatë, vëri emrin marmalatë’.

Plot diskutime të kësaj marke, brenda atij tempulli ligjit. Madje pafund, deri në mbyllje të seancës parlamentare.

Po sjell më pikanten.

Një zonjë deputete kërkoi një minutë heshtje për një deputet të PD-së, që paskish rënë dëshmor në Komisionin e Etikë ‘si fryrës bililash’. Kësaj i thonë të ironizosh me stilin ‘futja p…rdhë e gri sallate, vëri emrin marmalatë’.

Dhe kush, pa?!

Një pothuajse hiç, e njohur për dy afera. E para, aferë e dyshimtë. E dyta, e pranuar   botërisht. Në krye të herës, për ca allishverishe doganore, kurse në vazhdim si admiruese e gjatovinës kapso Skënderbe.

Dhe përballë kujt, pa?!.. Përballë një Profesori të nderuar, deputet i PD-së.

Mos thuaj pastaj ‘futja p…rdhë e gri sallatë, vëri emrin marmalatë’.

Po Kryemistri ku të ishte stukur? Kushedi… Në vrimën e miut, jo e jo, se nuk e nxe. Po mbase edhe në Tokio, edhe në Honolulu. Mbase edhe në Polin e Veriut, edhe në të Jugut, një këmbë andej e një këtej… Pa tjetër, me sebep të ndonjë bisedimi liderësh të stilit ‘futja pordhë e gri sallatë, vëri emrin mermalatë’.

Please follow and like us: