Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Era përkund gjethet

Era përkund gjethet
Mundohet të më vëjë në gjumë
Përkundja e tyre më
turbullon shpirtin
Mbyll sytë
Jam në ëndrrën e bukur
të gjetheve vezulluese
endemi nga pema në pemë,
nga trungu në trung.
Me krahët e zanave të malit fluturoj
nuk mrizoj dot bukurinë që shfaqet
brenda meje.
Të zgjati dorën ty,
n’ajër së bashku me gjethe vallzojmë
valësin e stinës naive
ndeshemi me aromat e paarrira
të pishave.
Shndërrohemi në halorë dhe
biem ngadalë në tokën tonë
Për t’u ripërtrirë pastaj në dashuri
të kohërave antike.
Please follow and like us: