Fituesit e çmimit “At Zef Pllumi” për vitin 2023
Para pak kohe janë ndarë çmimet “At Zef Pllumi” për këtë vit, me pjesëmarrjen e personaliteteve të letrave, përfaqësues të pushtetit lokal të Bashkisë Lezhë dhe dashamirës të librit. Nga 27 vepra në garë, në gjinininë e prozës, publicistikës e memuaristikës, juria, e kryesyar nga Flutura Açka (si dhe anëtarë Tonin Çobanin e Arben Prendin) u shpallën fitues:
Në prozë/roman:
-Andreas Dushi me çmimin “At Zef Pllumi” me romanin ” Në besë të tatuazhit tënd”.
-Majlinda Bregasi u vlerësua me Çmim Nderi për romanin “Stina e pestë”.
-Gjergj Jozef Kola me Çmim të Karrierës për romanin “Treni në fillim të botës”.
Në Publicistikë:
-Eleni Laperi me librin studimor “Kolë Idromeno themeluesi i artit shqiptar” u vlerësua me “Çmimi At Zef Pllumi 2023”
-Bedri Blloshmi u vlerësua me librin “Dosja formulare 2/A nr 1954 për të dënuarin” me Çmim Nderi për publicistikën.
– Qerim Vrioni me “Shqetësime qytetare” (Çmim karriere në publicistikë) .
Memuaristikë:
-Xhahid Bushati me librin “Fredi”- Çmimi At Zef Pllumi 2023
-Fatbardha Saraçi me “Përndjekja e Hajrije Mulletit” ( Çmimi i Nderit për memuaristikë).
– Mark Aliaj me “Kodra e Guxhave”( Çmimi i Karrierës për memuaristikë).