Pollo: Amendimet kushtetuese u ndreqën, tani zbatimi!
Deputeti i PD-së Genc Pollo ka vlerësuar marrëveshjen për reformën e drejtësisë. Ndërsa ai ka rezerva për “përsosmërinë” e kësaj reforme, Pollo shprehet se ajo meriton të votohet.
Sipas deputetit demokrat, më e rëndësishmja mbetet më pas, zbatimi i saj…
“Tani edhe dy problemet surprizë të së hënës në mesnatë u zgjidhën siç lipsej për të mirën publike dhe siç e kërkoi me insistim e jo pa kosto PD. Një shikim pas nga projekti kushtetues monstruoz i shtatorit 2015, i shkruar nga PS vetëm për të kapur gjyqësorin, na kujton se ai u përmbys e u rishkrua vetëm në sajë të opozitës, të një partie në koalicion, të Komisionit të Venecias e të miqve euro-amerikanë. Edhe pse nuk është një reformë e përsosur, ajo le shumë probleme pa zgjidhur si p. sh.:, vonesat e stërgjata në vendimdhëniet gjyqësore, amendimet kushtetuese meritojnë të votohen nga të gjithë deputetët nesër në Kuvend. Siç e dimë fare mirë zbatimi i mirë është kyç për suksesin e çdo reforme. Kontributi në proces sipas ligjit dhe ndjekja e procesit në tërësi është detyrë për PD”, shprehet deputeti i PD-së, Genc Pollo.

Please follow and like us: