Albspirit

Media/News/Publishing

Nard Ndoka: Konsensus në verë, luftë në vjeshtë!

 

Kryedemokristiani Nard Ndoka është sërish pesimist për të ardhmen e politikës në vend, pavarësisht arritjes së konsensusit për reformën në Drejtësi.
Me anë të një deklarate, Ndoka shprehet është Ilir Meta, pas miratimit të Reformës, do të kalojë në planin B, atë të rrëzimit të qeverisë sapo të fillojë shtatori.
Ja çfarë shkruan Nard Ndoka:
Konsensus në verë, luftë në vjeshtë!
Reforma në Drejtësi do kalojë, ky është një lajm i mirë, por një lajm që vjen në kulmin e verës, në stres, lodhje, frikë, pasiguri, enigma dhe lëvizje të mëdha!
A do ketë paqe në politikën shqiptare?
Unë besoj se jo, loja tashmë ka filluar. Kush do të jetë në mazhorancë në Shtator, kush do ti votojë kandidatët, kush do ti ndërtoje institucionet e vogla të drejtësisë?
Rama arriti një fitore, Basha një tjetër, Meta barazim (x), ndërkombëtaret arritën më shumë se kaq, fitore në tavolinë.
A do pajtohet Meta me barazim, i cili në fakt anon më shumë nga humbja?
Lëvizja e radhës e Metës nuk do të jetë deklarative tymuese, por pragmatiste rezultative.
Një numër protokolli në Kuvend është lënë bosh, kush do e plotësojë më parë do të ketë avantazh. Rama apo Meta, kjo është çështja, Basha dhe të tjerët presin lëvizjen e radhës.
Ndërkombëtarët të shqetësuar tashmë nuk mund të protestojnë më shumë, loja nuk ka nevojë për reformë, por reforma ka nevojë për lëvizje!
PDK-ja kërkoi e para, që të hiqej neni 12, për martesat e të njëjtës gjini dhe kjo u realizua.
PDK kërkoi që reforma në drejtësi të votohet me konsensus dhe kjo u realizua.
Unë nuk po kërkoj që të ketë lëvizje, por po ju them i pari, se do te ketë!
Në fund të fundit lëvizjet politike e bëjnë reformën më të fortë, ngjizja e saj ka rëndësi më shumë se miratimi në letër.
Please follow and like us: