Albspirit

Media/News/Publishing

Detaje nga ekzekutimi i ‘Escobarit’ serb, autorët ishin të maskuar

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar në Serbi, në një pikë karburanti. Dy persona të maskuar me kapuçë të zinj dhe me maska kirurgjikale kanë zbritur nga mjeti i tyre në pikën e karburantit dhe kanë nisur të shtënat ndaj anëtarit të klanit Nikshiq të Malit të Zi.

Në vendin e ekzekutimit të liderit të supozuar të klanit Nikshiq, në pikën e karburantit në Rushnje, aktualisht ndodhen një numër i madh i ekspertëve mjeko-ligjorë, ndërkohë që janë marrë edhe deklaratat e para të dëshmitarëve që kanë mbetur të shokuar nga vrasja që ka ndodhur para syve të tyre.

Në Beograd është duke u zhvilluar aksioni “Whirlwind 3”, pasi Policia ka nisur kërkimet e dy vrasësve, që kanë lënë një makinë të djegur në Petlovë Bërdë, e më pas janë larguar me një tjetër në drejtim të paditur.

Please follow and like us: