Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: SHQISA E DËSHIRUAR E JETËS

 

Nuk më mjaftuan pesë shqisa

 

Aromën e shpirtit tënd nuhata

nuk u humba

 

qiellin e lumturisë sate preka

nuk u stepa

 

Në çdo cep të qenies të shijova

e nuk u ngopa

 

Fjalët më bukura nga ti i dëgjova

e nuk u binda

 

Vetën në sytë e tu kur e pashë

brenda teje mbeta

 

Shqisën e dëshiruar të jetës

veten tek ti e gjeta.

Please follow and like us: