Mira Murati – shqiptarja në krye të shpikjeve që kanë shokuar botën teknologjike
Nga Modeli DALL-E 2 të ChatGPT dhe produkte te tjera të Sistemeve të Inteligjencës Artificiale
Rafaela Prifti
Mira Murati është Drejtoreshë Teknologe në ‘Open AI’ (Inteligjenca Artificiale e hapur), kompania që shpalosi teknologjinë e re GPT-4, katër muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kësaj industrie, Silicon Valley. Nëse nuk e keni d♪7gjuar emrin e saj, Mira Murati u lind në Shqipëri në 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate të shkëlqyera në vendlindje, ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë. U punësua në ‘Zodiac Aerospace’ dhe për tri vjet të tjera te ‘Tesla’, por në 2018 hyri në ‘OpenAI’ ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshë Teknologe. Pikërisht katër muaj më parë, kjo kompani e vogël dominoi debatet në industrinë teknologjike kur prezantoi një model që kishte aftësinë t’iu përgjigjej pyetjeve komplekse, madje mund të shkruante poezi dhe të imitonte ndjenjat njerëzore. Tani kompania ka nxjerrë një model të ri dhe të përmirësuar duke nxjerr në plan të parë garën për inteligjencën artificiale dhe ethet se kush do të jetë në ballë të industrisë. Programatoret dhe drejtuesit e kësaj fushe e krahasojnë momentin e tanishëm me krijimin e aplikacioneve të cilat duke filluar nga 1996 u bënë motorat e kërkimeve në internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund të jemi në një pikë të paparashikuar për industrine teknologjike në dhjetëvjeçarët e fundit, thonë ata.
Per sa i takon perdorimeve praktike, disa kompani dhe individe e kane inkuadruar ate ne sistemet e punes dhe portale te tregtise virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT eshte aftesia per te kuptuar modelet dhe ne formulimin e te menduarit abstrakt si edhe zotesine per te pergjithsuar ne forme logjike, thote Mira Murati ne intervisten e saj me Revisten Nderkombetare te Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon ne nivel eksperti ne subjekte te caktuara por eshte diletante ne disa te tjera. Nuk mund te zevendesoje arsyetimin njerezor. Ashtu sic mund te tregoje nje barcelete por nuk e ka konceptin se cfare e shkakton te qeshuren. Modeli bazohet ne te njejten teknologji si Siri dhe eshte ndertuar si nje “rrjet neuroni” nga nje sistem matematikor qe meson nepermjet analizimit te te dhenave (data).
Per mesuesit dhe studentet modeli ka paraqitur sfida te reja meqe mund te perdoret per te shkruar ese, teza, per te dhene provime shkolle etj. Eshte e qarte se kjo teknologji do te mbylle shume vende pune psh ne firma juridike, banka, zyra te pergatitjes se taksave etj., por krijuesit thone se edhe do hap mundesi te tjera punesimi. Mbetet per tu pare sesa te verteta do dalin parashikimet e tyre.
Nga aplikacioni qe ka aftesine te shkruaje vazhdimin e nje teksti ne baze te te dhenave qe ka marre paraprakisht, brenda nje kohe te shkurter, kompania arriti te krijoje DALL-E, nje stad me i perparuar qe mund ta beje kete me imazhe dhe foto, duke dhene krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si per perparesite dhe mundesite dobiprurese ne fushen e arsimit dhe shendetesise por edhe per dobesite vecanerisht ne aspektin etik dhe moral sic eshte keqperdorimi dhe abuzimi nga persona keqdashes. Per te qene te pergjegjshem, ajo thote se rregullatoret duhet te jene te perfshire ne kete proces nderkohe qe raporti midis teknologjise dhe shoqerise duhet te jete i dyanshem. “Synimi duhet te jete demokratizimi i inteligjences artificiale dhe per te qene funksionale ajo duhet te jete ne duart e te gjitheve,” veren ajo ne bisede me revisten Gruaja Globale.
Sistemet e Inteligjences Artificiale jane duke evoluar dhe duke u perhapur cdo dite e me shume. Ndikimi i tyre ne jeten praktike eshte i pashmangshem. Shume kompani mund te falimentojne prej saj por ato qe do dine si ta perdorin do arrijne majat e suksesit.