Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Faqe e grisur…

 

Çdo të mē thuash me: “nē vija tē trasha …”

Ndērsa sfilitem me hartēn e versioneve,

dyshues, si pēr vazot e thyera,

hirnosur, shkērmoqur,

pa gjurmē tē lexueshme,

bosh, pėrralla pa asgjë reale brenda,

nxjerrē nga thellēsi tē tokēs?

 

T’i vēzhgosh tērê jetēn

ato vazo antike a kohēsh tē tjera,

pa thēnē dot fjalēn e duhur,

duke prishur çdo gjë qē mund tē ishte e tyre,

deri afēr pikēs sė moskthimit,

(Tē rejat s’janē të vērteta,

por s’janē as dhe një hiç)

duhet të kërkosh kurajën pēr tê rrezikuar gjithçka.

 

Ti nuk tradhēton dot qetēsinë nēse je frikacak,

s’do ta pranosh kurrē një gabim me vullnet,

mē pēshpēriti në vesh

kur e pėrqafova herēn e fundit,

profesorin e lodhur, të plakur

që vdiq rrugēs pēr në bibliotekë.

 

Era e tij ishte si ajo e njē tē panjohuri,

ndērsa vēshtrimi si njē tharm i pakēt,

por qē mban gjatë…

 

Ecja me sytë e tij, fillikat,

dhe nuk isha vetēm karrocier,

por edhe kalē…

Please follow and like us: