Odise Kote: Gjysmën e poezive…
Gjysmën e poezive i shkruaj
për t’i lënë në sirtar,
pasi nuk shërbejnë as si këpucë
që ngasja djegëse e udhëtarit
m’i jep hua.
Shpirti paska nevojë të zbrazet,
të ribëhet gati tė vuaj.
Të niset si rishtar nga e para,
t’i afrohet tigrit të egërsuar
jo me shkop tē shkurtër,
por me fjalën sy – njeriu,
shqisën e duhur kērkim – zbulim.
E dini që syri i njeriut u formua
pas një evolucioni të gjatë
biologjik?
Gjysmën e poezive i shkruaj…
Please follow and like us: