Ndue Ukaj: Një komb nuk lartësohet kurrë me urrejtje
Prej kur shprehja e moçme “gjindja e shtëpisë” është zëvendësuar me shprehjen “robt e shtëpisë” kombi shqiptar nuk ka pa dritë të bardhë.
Kjo mendësi e robit është ngulitë thellë në shoqërinë tonë dhe mbizotëron shumicën e sferave publike.
Historia jonë ka treguar se ky është njëri prej veseve më të liga dhe mbase pengesa kryesore pse ecim të trullosur dhe pa vetëdije përpara.
Mendësia e robit të shtëpisë, na ka shndërruar në komb të robëruar e të prapambetur dhe te kjo mendësi duhet kërkuar shkaqet e krizës sonë, që në thelb janë identitare dhe kulturore.
Kur jemi çliruar prej të huajve, jemi robëruar nga vetvetja, sepse mendësia “robt e shtëpisë” s’ na ka lënë kurrë t’ i marrim flatrat e lirisë dhe t’ i shijojmë frytet e saj.
Si pasojë e kësaj mendësie, patriotizmi ynë vazhdon të mos jetë i kultivuar dhe as i motivuar prej interesave të përgjithshme, por patriotizëm impulsiv dhe rrjedhojë e disa grupimeve rajonale, lokale, ideologjike, klanore, etj.
Ne jemi çliruar, por ende nuk kemi arritë – siç thoshte Konica- t’ i heqim zinxhirët e robërisë së mendjes- ata pranga shpirti, që na kanë bërë vërtet rob të mendësisë primitive.
Një komb nuk lartësohet kurrë me urrejtje, por me dashuri. Dhe dashuria vjen vetëm nga liria dhe jo nga mendësia e robit.
Please follow and like us: