Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Kosturi: Mbi debatin për Teatrin e Operas dhe Baletit

Prej disa ditësh një valë komentesh përfshiu mediat sociale… Heshta për t’u përgjigjur më gjatë me një analizë të plotë… Ndërkohë një video me mesazh të madh për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në kalendarin e Operës, ma theu heshtjen… Për cilin kalendar flet këngëtarja Ermonela Jaho dhe kujt i drejtohet? Drejtoreshës? Një video show… Për cilin kalendar dhe cilin institucion? Teatrin e bunkerizuar, që sjell gjithë muzikantët e Salernos, që e zhduk violinën shqiptare si repertor dhe interpretim dhe i vetmi violinist që shfaqet është një violinist i suksesshëm modern sheshesh me tatuazhe e gërvishtje? Përtej debateve Ermonela apo Josifi, gazetaria shqiptare ka misionin të zbulojë atë që ndodh me dy institucionet kryesore, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Orkestrën e RTSH. Tek e para dominojnë të ftuarit nga Salerto, dirigjentë, violinistë, madje dhe studentë… Te i dyti violonçeli, se dy institucionet prej kohësh janë prona të drejtoreshave, udhëheqësve artistikë. Ky është thelbi i debatit.

Please follow and like us: