Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Dridhen gërmat e pathëna

 
Ëndrra niset drejt teje
në errësirën e bardhë,
Ku të intrigron misteri
me mjeshtërin e frikës.
Dridhen gërmat e pathëna,
të plotësojnë vargun në buzët e tua…
Dhe gërvisht hijen e natës
akrepi i agut.
Kam frikë,
kam frikë të hap sytë dhe më merret fryma në errësirë.
Kam frikë se s’do ta mbaj mend ëndrrën.
Kam frikë se s’do jem zanafilla e natës.
Please follow and like us: