Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallet konkursi i dytë i letërsisë humoristike, Niko Nikolla

Shpallet Konkursi i Dytë i Letërsisë Humoristike Niko Nikolla

Në kuadër të Festivalit Mbarëshqiptar “Të mendosh me humor”, Nëntor  2023  Tiranë – Shqipëri, Albanian Excellence fton shkrimtarët e të gjitha trevave shqiptare kudo ku ata jetojnë, të marrin pjesë në Konkursin e Dytë të Letërsisë Humoristike Niko Nikolla, në përputhje me këto kritere:

  1. Pjesëmarrja

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë personat mbi 18 vjeç, të cilët prezatojnë vepra origjinale dhe të pabotuara në gjuhën shqipe, pa kufizim  kombësie apo vendi se ku jetojnë.

  1. Prezantimi

Autorët  do të prezantohen vetëm me një tregim për autor në formatin prozë, e cila duhet të jetë e firmosur me pseudonim. Tema e tregimit humoristik  është e lirë. Vepra nuk duhet të  ketë marrë çmim më parë në asnjë konkurs.  Tregimi duhet të jetë shkruar në gjuhën shqipe në  “Arial” në madhësinë  12, me një minimum fjalësh nga 600  deri në 1000 fjalë përfshirë  títullin. E gjitha duhet të dërgohet në formatin Word.

  1. Dërgimi i veprave

Veprat të dërgohen në email albexcellence@gmail.com. Në email tek dërgesa duhet të shkruhet titulli i veprës që prezantohet psesudonimi i pjesëmarrësit  dhe në vijim në kllapa të shkruhet emri i pjesëmarrësit.

Përmbajtja e email do të jetë e përbërë nga tre foldera:

  1. Folderi i parë do të quhet, “Tregimi” dhe në këtë folder do të futet tregimi që mendoni se duhet të jetë në konkurrim.
  2. Folderi i dytë do të quhet “Të dhënat e autorit”, me të dhënat personale që i përkasin pseudonimit: Emri i plotë i autorit, data e lindjes, adresa e shtëpisë, adresa e email, numri i telefonit, numri i identifikimit,  biografi e shkurter artistike (jo më shumë se gjysmë faqe).
  3. Folderi i tretë do të quhet “Dokumenti” ku do të vendoset fotografia e autorit me cilësi të lartë.

4-Koha e dërgimit

Veprat do të dergohen duke nisur nga data 20 maj 2023 deri 20 shtator 2023.

Çmimet do të shpallën gjatë një mbrëmje Gala që do të realizohet si pjesë e Festivalit të Humorit Shqiptar te titulluar “Të mendosh me humor” që do të organizohet gjatë ditëve të Panairit Klik Ekspo Klik në nëntor të vitit 2023.

5-Çmimet

Do të shpallen çmimet në vijim:

A-Tre çmime  sipas meritës që prezanton vepra:

Çmimi i parë: 50.000 lekë,

Çmimi i dytë:  30.000 lekë,

Çmimi  tretë: 20.000 lekë.

Do të ketë gjithashtu një çmim të titulluar “Hosteni” për tregimin që më shumë identifikohet me humorin shqiptar. Të gjitha çmimet do të jenë në lekë shqiptare. Dorëzimi i parave do të bëhët me transfertë bankare dhe shpenzimet e transfertës do të jenë të paguara nga organizatori.

B- Do të jepen shtatë çmime honorifike

C- Së bashku me tre çmimet e para dhe çmimin “Hosteni”, tregimet do të jenë pjesë e një antologjie që do të botohet nga Albanian Excellence. Autorët fitues do të marrin nga tre kopje nga antologjia e botuar me postë.

6-Juria

Juria do të përbëhet nga personalitete të humorit dhe të kulturës shqiptare të përzgjedhur nga Albanian Excellence. Juria  do të shohë me vëmendje të gjitha prezantimet me partishmëri e bazuar në vlerat që prezantojnë

7-Rezultatet

Fituesit do të njoftohen më postë elektronike. Po ashtu përmes fituesit do të bëhen të njohur përmes një komunikate që do t’i shpërndahet shtypit dhe po ashtu do të botohen dhe në faqen Web të Albanian Excellence

8-Të drejtat e veprës

Të drejtat e autorit do të mbetën në fuqi për autorët. Albanian Excellence do të ketë të drejtën të përdorë imazhet dhe emrat e pjesmarrësve në këtë konkurs në faqen e saj web.

Shpallet konkursi i dytë i letërsisë humoristike Niko Nikolla