Fadil Maloku: Serbia po “korr atë që e mbolli” në pesë luftëra në – ish Jugosllavi
Tragjedia dhe dy masakrat që ndodhën në Serbi, s’mund të shpjegohen ndryshe vetëm se si ‘produkte’ të militarizimit dhe frustrimit sistematik që i ‘prodhoi’ politika shoviniste dhe nacionalfashiste e saj! Serbia, në pesë luftërat e zhvilluara në – ish Jugosllavi, e militarizoi dhe e frymëzoi kisha ortodokse sidomos me ‘bekimin’ e ushtarakëve që niseshin në në këto luftra, për kinse mbrojtjen e ‘tokave dhe djepit serb’…
Ajo tani po paguan këtë çmimin e ‘sindromit vietnamez’. Por, çfarë është ‘sindromi i Vietnamit’? Amerikanët në luftën e zhvilluar në Vietnam që zgjati më shumë se dy dekada, në operacionet ushtarake kishin përfshirë më shumë se 2.5 milionë trupa (ose rreth 10% të të rinjve)! Ajo në Vietnam humbi rreth 60.000 ushtarë, ndërkaq 300 mijë tjerë u plagosën dhe 2000 të tjerë kurrë nuk u gjetën! Poashtu, edhe vietnamezët pësuan viktima të shumta. Thuhet se mbi një milion ushtarë e më shumë se 4 milionë civilë u dëmtuan nga kjo luftë.
Amerikanët, përkundër epërsisë logjistike dhe ushtarake nuk arritën të mposhtnin vietnamezët e motivuar për rezistencë nëpër xhunglat e dendura. Ushtria amerikane u detyrua të tërhiqet, pas një lufte raskapitëse dhe të frikshme e me humbje të mëdha. Usharakët e rikthyer në vendlindje, e kishin shumë vështirë të përshtaten me jetën normale. Ata filluan t’i shqetësojnë kujtimet dhe ankthet e peripecive nëpër xhunglat vietnameze…
Ka statistika që dëshmojnë se shumica e marinsave të rikthyer amerikanë, nga traumat e luftës dhe nga problemet egzistenciale u bënë të varur nga droga dhe nga alkooli. Të tjerët duke mos qenë të gatshëm t’i përballojnë traumat dhe shqetësimet e luftês u shndërruan në vrasës serialë, ca të tjerë bënë vetëvrasje…
Sindroma vietnameze u bë një sjellje devijante, asociale dhe problematike, anipse e sanksionuar me ligje amerikane. Ky kompleks i emocioneve të përziera te marinsat amerikanë, u bë objekt i analizave dhe shpjegimeve të shumë sociologëve dhe psikologëve atje. Nga gjykimet e tyre edhe lindi termi “sindromi vietnamez”…