“GRATË, POLITIKA DHE IDEOLOGJIA” – REALIZOHET SESIONI I DYTË ME RADHË NË KONFERENCËN E STUDIMEVE GJINORE NË KOLEGJIN AAB
5 Maj 2023
Është mbajtur sesioni i dytë me radhë në konferencën e studimeve gjinore, e cila po mbahet në Kolegjin AAB. Në këtë sesion u fol rreth pjesëmarrjes së gruas në politikë e vendimmarrje, me të ftuara edhe nga Maqedonia e Veriut, të cilat treguan ndryshimet dhe ngjashmëritë të përfaqësimit të grave në politikë atje dhe në Kosovë.
Tema tjera të cilat u diskutuan ishin edhe: Fuqizimi i grave në lidhje me politikën; faktorë që mundësojnë ndryshimin, roli i gruas në proceset politike, stereotipi i gruas në politikën e Maqedonisë së Veriut etj.
Ky sesion u moderua nga Albulena Brestovci dhe Elsa Zyberaj.
Please follow and like us: