Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Atë që ia bëjmë dikujt, njëherësh ia kemi bërë vetvetes

 

“Karma është udhëtimi i çdo mendimi dhe veprimi tonë, destinacion i fundit të të cilit jemi ne”, Dr. Vlora Obertinca.

Shpeshherë mendojmë se atë që ia bëjmë dikujt si për mirë ashtu edhe për keq, nuk kthehet tek ne.

Çdo gjë që lirohet nga ne është energji, e cila asnjëherë nuk humbet, por shkon kah shkon dhe kthehet prap tek ne.

Andaj, asgjë nuk i mbetet askujt borxh, sepse duhet barazuar ligji Universal i marrjes dhe dhënies së barabartë, e me këtë barazohet edhe Karma.

Dhe jo më kot amerikanët thonë se Karma është lavire!

Lakmia, xhelozia dhe inatet e shtyjnë njeriun të lëndojë edhe njeriun e pafajshëm.

Andaj, mendoni dhe dëshironi secilit vetëm të mirën. Kjo sepse, Universi ështē i organizuar në përpikmëri në ndarjen dhe shpërndarjen e barabartë të energjisë, aq sa japim aq marrim, atë që e bëjmë ajo na kthehet.

Thënë ndryshe atë që ia bëjmë dikujt, tanimë ia kemi bërë vetvetes.

Please follow and like us: