Odise Kote: …dhe vjen të vdesê në perëndim të diellit…
Rri e pres, ngulur mbi shkëmbin thep,
zogun mysafir që vjen veç njëherë.
Dielli perëndon midis Lëkurësit dhe Korfuzit,
(çdo perëndim sjell kuptimin e saj)
mua më pëshpërisin zbatica dhe era.
Ai zog është mbretëresha maure,
udhēton prej larg në rrugën që ruan kujtesa,
e vjen këtu për të vdekur.
Disa ngjarje shfaqen vetëm një çast,
për të mbetur përgjithmonë në thellësi.
E dua një të fundit rrëfim prej saj,
një këngë lamtumire a një psalm,
po fluturimin si ta ndal?
Nuk e ndal dot kohën, vetëm e kap.
Koha nuk ndalet, nuk kthehet pas.
Është e pafundme koha…
Deti tërhiqet penduar, dallgët pērplas…
Mbi shkëmbin thep rri e pres…
Please follow and like us: