Vlora Obertinca: Lëreni dëshirën të lirë të udhëtojë në trajektoren e Universit
“Kur njeriu nuk preokupohet me rezultatin, suksesi e tejkalon pritshmërinë”, Dr. Vlora Obertinca.
Mbi 7 miliard njerëz në tokë, mbi 7 miliard dëshira brenda ditës, janë shumë për t’u realizuar mendon njeriu. Por, athua pyesim veten se sa prej tyre punojnë në drejtim të realizimit të dëshirave. Mbase, shumë pak apo thënë më mirë shumica prej tyre ngelin në zonën e ëndërrimtarëve.
Sipas ligjeve të Universit, çdo dëshirë për t’u realizuar kërkon angazhim të plotë fizikë dhe mbi të gjitha stabilitet psiqik me një besim të palëkundur.
Thënë thjeshtë, frekuenca në të cilën dëshirojmë duhet të përputhet me frekuencën e realizimit. Kur njeriu dëshiron diçka, në atë moment dëshira lirohet në frekuencën e gëzimit, dhe kjo dëshirë duhet ta gjejë njeriun në frekuencë gëzimi për t’u realizuar. Nëse njeriu e ka liruar dëshirën, por nuk e beson realizimin e saj dhe rri i mërzitur, dëshira e realizuar nuk e gjen adresën e kthimit, sepse njeriu i lumtur ka kaluar në njeri të mërzitur, do të thotë ka ndërruar frekuencë dhe dëshira e tij e realizuar rri pezull në Univers sepse adresa e mërzisë ka frekuencë tjetër.
Andaj, kur dëshironi punoni në drejtim të realizimit, jo me shpresë se do realizohet, por gjithnjë me bindje të plotë dhe të paluhatur për kurorzimin e plotë të dëshirës.
Thjeshtë lëreni dëshirën të lirë të udhëtojë nëpër trajektoren e Universit dhe ajo do ju gjejë saktë, nëse nuk e keni tradhtuar ndjenjën e lumturisë.
Dëshironi, gëzohuni dhe besoni në dëshirat e juaja!