Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Mendimi i bukur tërheq mendimin e bukur

“Mendimet e fundit i marrim me vete në gjumë. Mendimi i fundit para gjumit, është mendimi i parë kur zgjohemi”, Dr. Vlora Obertinca.

Shpeshherë ndodh të zgjohemi në mëngjes të pa disponuar dhe nuk e kemi të qartë pse ndodhë kjo duke qenë që kemi bërë gjumë të mirë.

Ne jemi qenie njerëzore që kemi ndjenja dhe kontakti me çdo njeri shkëmben energji nëpërmjet të mendimeve të cilat në vete përmbajnë ndjenja apo emocione. Duke qenë që disa nga ne jemi më empatikë dhe bashkëndjejmë më tepër se të tjerët vibrimet mendore dhe emocionale të bashkëbiseduesve, ndodh që me automatizëm importojmë nga energjia momentale e tjetrit, qoftë pozitive apo negative.

Nëse rastis që interaksioni me personin e fundit para se të biem të flejmë të ketë qenë negativ, atëherë ne kemi marrur me vete në gjumë energjinë e huaj negative. Kështu të nesërmen në mëngjes ne jemi të turbullt dhe nuk dimë ta identifikojmë burimin e energjisë negative.

Mos u shqetësoni, por mundohuni ta gjeni personin e parë të hareshëm që ju vjen në mendje dhe ftojeni të pini kafen e mëngjesit bashkë. Duke ndejtur dhe biseduar ju e zhvendosni vëmendjen tuaj në frekuencë pozitive dhe kështu vazhdoni ditën.

Të dashurit e mi, për këtë arsye është mirë që 5 minutat e fundit para gjumit të shkoni me mendime në një gjë të bukur që ju pret ditën e nesërme, në mënyrë që të mbroni energjinë tuaj pozitive edhe për ditën e nesërme. Mendimi i bukur tërheq mendimin e bukur. Pika, pika mbushet pusi!

Please follow and like us: