FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE NË BASHKËPUNIM ME ATË TË STOMATOLOGJISË ORGANIZON AKTIVITET PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA
15 Maj 2023
Me iniciativën e studentëve dhe mbështetjen e dekanateve të Fakultetit të Shkencave Sociale në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë, janë mirëpritur në vizitë fëmijët me nevoja të veçanta të Qendrës Burimore “Përparimi”. Gjatë kësaj vizite për fëmijët është ofruar vizita dentare falas në laboratorët e stomatologjisë, të udhëhequr nga profesori Jeton Brajshori me një grup studentësh.
Pas kësaj fëmijët kanë vizituar edhe Qendrën Edukative për Zhvillim dhe Aftësim Praktik që gjendet në Kolegjin AAB, ku u takuan me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët argëtuan ata duke iu mësuar gjëra të ndryshme në këndet atraktive që gjenden brenda kësaj qendre.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes shoqërore sa i përket solidarizimit dhe empatisë, ndërsa është vullnetar dhe synon që në vazhdimësi të ndihmoj në mënyra të ndryshme fëmijët nga kjo qendër.