Albspirit

Media/News/Publishing

Thirrje për Pjesëmarrës “Kurim me Përkujdesje”

Thirrje për Pjesëmarrës 
“Kurim me Përkujdesje”
Program Arsimor Alternativ
Shtator – Dhjetor 2023 Tiranë

“Kurim me Përkujdesje” është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.

Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale. Krijimi dhe kurimi i ekspozitave janë bërë pjesë jetike e prodhimit kulturor dhe kuratori një pozicion kyç për një prodhim kulturor efektiv dhe cilësor. Që nga fundi i viteve 1960, kurimi është zhvilluar në një praktikë me një efekt dhe ndikim mjaft të zgjeruar në botën e artit dhe më gjerë. Kurimi në ditët e sotme nuk është më i përqendruar vetëm në ekspozimin e artit, por është bërë një kategori e gjerë që përfshin krijimin e ekspozitave, komisionimin e veprave të artit, redaktimin dhe nxitjen e bashkëbisedimit. Figura e kuratorit të pavarur ka marrë fuqi dhe autoritet, sidomos në tre dekadat e fundit, duke u kthyer në një lojtar me ndikim në botën e artit. Duke pasur parasysh se aktualisht nuk ka mundësi për studime kuratoriale në Shqipëri dhe në rajonin, e shohim programin “Kurim me Përkujdesje” si një investim të domosdoshëm.

“Kurim me Përkujdesje” është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.

Programi është i strukturuar në seminare dy-ditore të shpërndara gjatë tre muajve. Seminaret synojnë t’u ofrojnë pjesëmarrësve njohuri teorike dhe praktike në krijimin dhe kurimin e ekspozitave. Gjithashtu, një muaj i kushtohet zhvillimit dhe realizimit të dy projekteve kuratoriale nga pjesëmarrësit. Programi zhvillohet kryesisht në fundjavë dhe në gjuhën angleze.

Programi përbëhet nga seminare dy-ditore të drejtuar nga kuratorë, drejtues institucionesh dhe historianë arti shqiptarë dhe italianë. Seminaret fokusohen në fushat e mëposhtme:
Historia dhe strategjitë e kurimit; Kurimi për vendndodhje të veçanta; Fazat e kurimit; Kuptimi i kurimit; Kompleksiteti dhe kontaminimi në kurim; Praktikimi i kurimit; Kufijt e kurimit.

Seminaret dy-ditore dhe ngjarjet të tjera të programit mbahen në këto data: 9-10 Shtator; 16-17 Shtator; 23-24 Shtator; 30 Shtator -1 Tetor; 14-15 Tetor; 21-22 Tetor; 4-5 Nëntor; 11-12 Nëntor; 18-19 Nëntor; mesi i Mëntorit – mesi i Dhjetorit: përgatitja e mbikëqyrur e ekspozitave nga pjesëmarrësit; Përurimi i ekspozitave në mes të Dhjetorit.

Profili i pjesëmarrësve:
Pjesëmarrësit duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, pasi programi mbahet vetëm në gjuhën angleze. Mirëpresim pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe vendet fqinje, të cilët kanë një Diplomë Bachelor nga fushat e artit, arkitekturës, dizajnit, historisë së artit dhe filozofisë. Programi është i përshtatshëm edhe për kandidatët që kanë fituar ekspereince kuratoriale/manaxheriale përmes përvojës praktike.

Numri i pjesëmarrësve: 12-15 persona.
Tarifa e pjesëmarrjes në program: 500 Euro
Bursat: 4 Bursa që mbulojnë tarifën e pjesëmarrjes

Si të aplikoni:
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivimi një faqe që sqaron pse po aplikoni për këtë program dhe një portofol të punës suaj, ekspozitave ose çdo materiali tjetër përkatës që dokumenton praktikën tuaj. Ju gjithashtu mund të dërgoni dokumente shtesë, të tilla si letra referimi ose certifikata. Nëse po aplikoni për një bursë që do të mbulojë tarifë e pjesëmarrjes në program, ju lutemi specifikoni arsyen e aplikimit për bursë. Të gjitha materialet duhet të dorëzohen në anglisht dhe në formatin PDF (preferohet në një skedar të vetëm PDF).

Aplikimi duhet të dërgohet në adresat e mëposhtme të emailit: info@tiranaartlab.org dhe iictirana@esteri.it

Afati i fundit për aplikim: 31 Maj 2023

Vendndodhja: Seminaret dy-ditore zhvillohen në ambientet e Fondacionit Heinrich Böll në Tiranë. Prezenca fizike në të gjitha seminaret dhe eventet e programit është e detyrueshme.

Afati kohor i programit është si më poshtë:
Mesi i prillit deri në fund të majit: Thirrja për pjesëmarrësit është e hapur.
Qershor-Korrik: Zhvillimi i intervistave me pjesëmarrësit e mundshëm.
Gusht: Pjesëmarrësit regjistrohen në Institutin Italian të Kulturës Tiranë.
Shtator – Nëntore: Zhvillimi i seminareve dy-ditore.
Dhjetor: Përurimi i ekspozitave të pjesëmarrësve.

Për çdo pyetje ju lutemi na kontaktoni në: info@tiranaartlab.org

————————–

Call for Participants
“Curating with Care” 
Alternative Educational Program 
September – December 2023 Tirana 

“Curating with Care” is an alternative educational program initiated and developed by Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art. The first edition of the program is promoted and supported by Instituto Italiano di Cultura in Tirana and curated in partnership with Spazio Taverna Rome.

The program was created as a response to the need for additional educational opportunities for young local culture workers in the field of exhibition making from a local perspective. Exhibition making and curating have become vital parts of culture production and the curator a key position for an effective and qualitative cultural production. Since the late 1960s, curating has evolved into a practice with a considerably extended effect and influence in the art world and beyond. Today’s curating is no longer solely focused on art display, but it has become an expansive category that includes exhibition making, commissioning of art works, editing, and discursive production. The figure of the independent curator has gained power and authority, especially in the last three decades, becoming an influential player in the art world.Taking into consideration that there are currently no opportunities to study curating in Albania and the surrounding region, we see this program as a necessary investment.

“Curating with Care” is a program that reflects on curating, taking into consideration the developments and conditions of art production in Albania and the Southeastern Europe region. Its primary goal is to offer knowledge and practical information to culture workers, equipping them to challenge and bring new perspectives to the local and international art scene. Additionally, the program aims to create a connection with international discourses about contemporary curatorial practices, particularly new strategies and modes of curating that aim to offer meaningful, sustainable, and relevant approaches in curatorial practices.

The program is structured into several block seminars that are distributed throughout three months. The seminars aim to provide participants with both theoretical and practical knowledge in exhibition making and curating. Additionally, one month is dedicated to the development and realization of two curatorial projects by the participants. The program mostly takes place on weekends.

The program consists of block seminars led by Albanian and Italian curators, institution runners, and art historians. The seminars focus on the following areas: History and strategies of curating; Site-specific curating; Stages of curating; Meaning of curating; Complexity and contamination in curating; Practicing curating; The frontiers of curating.

Block seminars and other program events are held on these dates:
9-10 September; 16-17 September; 23-24 September; 30 September -1 October; 14-15 October; 21-22 October; 4-5 November; 11-12 November; 18-19 November; mid-November – mid-December: supervised preparation of exhibitions by participants; mid-December inauguration of exhibitions.

Profile of participants: 
Fluency in English language is a prerequisite for participation in the program, as it is conducted solely in English. We are looking for participants from Albania, Kosovo and neighbouring countries, who have a Bachelor Degree from the fields of art, architecture, design, art history and philosophy. Program is suitable as well for candidates who have acquired curatorial/managerial skills through practical experience.

Number of participants: 12-15 persons.
Tuition fee: 500 Euro
Scholarships: 4 Scholarships covering the Tuition Fee

How to Apply:
Please send your CV, a one-page motivation letter that clarifies why you are applying for this program, and a portfolio of your work, exhibitions, or any other relevant material that documents your practice. You may also send additional documents, such as reference letters or certificates. If you are applying for a scholarship that will cover your tuition costs, please specify the reason for your application. All materials should be submitted in English and in PDF format (preferably in a single PDF file).

Application should be send to the following email address: info@tiranaartlab.org and iictirana@esteri.it 

Deadline for application: 31 May 2023.

Location: Block-seminars are held at Heinrich Böll Foundation premises in Tirana. Physical presence in all seminars and event is mandatory.

The timeline for the program is as follows:
Mid-April to the end of May: The call for participants is open.
June-July: Interviews with potential participants will be conducted.
August: Participants are registered at the Istituto Italiano di Cultura in Tirana.
September – November: Block seminars take place.
December: Inauguration of exhibitions by participants.

For any questions please contact us: info@tiranaartlab.org

Please follow and like us: