Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti gjuhë të turpshme ndaj gazetares, reagon Unioni

 

Një ditë pas përplasjes së deputetit Erjon Braçe me gazetaren Anila Basha në lidhje me një lajm të publikuar në portalin e drejtuar nga ajo dhe gjuhës të ashpër të përdorur nga deputeti, ka reaguar sot Unioni i Gazetarëve…

Një ditë pas përplasjes së deputetit Erjon Braçe me gazetaren Anila Basha në lidhje me një lajm të publikuar në portalin e drejtuar nga ajo dhe gjuhës të ashpër të përdorur nga deputeti, ka reaguar sot Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat Unionin dënon gjuhën e papërshtatshme të përdorur nga një ligjvënës ndaj Bashës, duke kërkuar kështu që ti kërkoj ndjesë gazetares. Një ditë më parë deputeti i PS-së shkruajti në profilin e tij në Facebook fjalë ‘llum’ drejtuar Anila Bashës, ndërsa në një reagim të saj gazetarja thjesht shprehu ‘ mëshirë’ për këtë qëndrim të një ligjvënësi.

Deklarata e UGSH 

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon gjuhen e perdorur nga deputeti i PS-se zoti Erion Braçe ne statusin e nje dite me pare, ne fb ndaj koleges Anila Basha, njeheresh drejtuese e UGSH.

Ne statusin e vet te publikuar ne faqen personale, deputeti Braçe duke perdhosur plotesisht kodin e komunikimit dhe Kodet Etike i drejtohet koleges Basha me nje gjuhe te papranueshme nga asnje standart komunikimi. Nje gjuhe e tille veshtire se mund te jete perdorur ndonjehere nga deputeti ne fjale ndaj ndonje kolegeje te vet, deputete ne Parlamentin e turpshem te diteve tona dhe jo me ndaj ndonje gazetareje.

UGSH e denoncon publikisht kete fyerje dhe baltosje komunikuese te deputetit, duke i kerkuar nje reagim te menjehershem ndjese. Ne emer te se shkuares se tij profesionale ne media dhe ne emer te se drejtes tone si gazetare per te mos lejuar asnje perfaqesues te politikes te cenoje dinjitetin dhe integritetin personal te gazetareve, i kerkojme zotit Erion Braçe nje reagim te menjehershem. Pretendimet e tij per publikimet apo botimet qe percillen permes online-it qe drejton gazetarja Anila Basha, zgjidhen vetem ne rruge komunikimi dhe institucionale, dhe asnjehere me goditje e perbaltje si e ka tradite politika e ketij vendi.

Pas kesaj deklarate dhe ne pritje te reagimit publik te tij, deri diten e hene 25 korrik 2016, ne si organizate gazetaresh do te ndermarrim nje reagim te organizuar ne te cilin do te perfshijme edhe solidaritetin e organizatave dhe subjekteve te tjera te mbrojtjes se lirive te gazetarit dhe te fjales se pergjegjshme qytetare e profesionale.

Please follow and like us: