Tina Turner, nga fillimet modeste dhe betejat personale në triumf artistik
Këngëtarja me famë botërore, Tina Turner vdiq dje në moshën 83 vjeçare, në Zvicër pas një sëmundjeje të rëndë.
E mbiquajtur shpesh si “Mbretëresha e Rock and Roll-it”, ajo shiti më shumë se 150 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi 12 çmime muzikore Grammy. Disa nga kënget e saj si “Simply the Best” apo “What’s Love Got to Do With It” kanë thyer rekordet muzikore.
Tina Turner, këngëtarja e pandalshme amerikane dhe një yll i skenës që së bashku me bashkëshortin e sa Ike Turner shënoi rekorde muzikore dhe koncertore në vitet 1960 dhe 1970 dhe i mbijetoi një martese abuzive duke u bërë një nga artistet më të mëdha të të gjitha kohërave, vdiq në moshën 83 vjeçare.
Ajo vdiq paqësisht pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht, pranë Zyrihut, në Zvicër, njoftoi përfaqësuesi i saj.
Ajo u bë shtetase zvicerane një dekarë më parë.
Tina Turner lindi me emrin Anna Mae Bullock, në 26 nëntor 1939, në një zonë rurale të shtetit Tenesi.
E dhunuar fizikisht, e shkatërruar emocionalisht dhe ekonomikisht nga marrëdhënia e saj 20-vjeçare me Ike Turner, ajo u shndërrua në një yll në moshën 40 vjeçare, kur shumë bashkëmoshatare të saj e humbasin shkëlqimin dhe qëndroi në krye të klasifikimeve për vite me radhë.
Adhuruesit e saj ishin nga Beyoncé te Mick Jagger.
Me shijen e saj për eksperimentim muzikor dhe baladat me vargje të fuqishme, Tina Turner u bë një nga këngëtaret më të njohura të muzikës pop dhe rock and roll më këngë si: “Proud Mary,” “Nutbush City Limits,” “River Deep, Mountain High,” dhe hitet e viteve ’80s, si “What’s Love Got to Do with It,” apo “We Don’t Need Another Hero” .
Gjatë asaj dekade, disa prej këngëve të saj radhiteshin në 40 këngët më të mira, si “Typical Male”, “The Best, “Private Dancer” dhe “Better Be Good to Me”.
Spektakli i saj i vitit 1988 në Rio de Janeiro tërhoqi 180 mijë spektatorë, që vazhdon të jetë rekordi botëror për numrin më të madh të njerëzve në audiencë gjatë koncertit të një këngëtari të vetëm.
“Besoj se të gjithë e dinë se çfarë koncertesh realizoj unë. Është shumë emocionuese”, do të thoshte Tina Tuner në 13 prill të 1996, në Singapor.
Ajo shiti më shumë se 150 milionë disqe në mbarë botën, fitoi 12 çmime Grammy.
Ajo u nderua në vitin 2005 në Qendrën Kennedy ndërsa mes atyre që e vlerësuan ishin Beyonce dhe Oprah Winfrey.
Shumica e këngëve të karrierës së Tina Turner u kompozuan nga artistë të tjerë, por ajo u dha gjallëri të veçantë me zërin e saj, që kritiku i muzikës i gazetës New Jork Times, John Pareles e quajti “një nga vokalet më të veçantë të pop-it”.
Bazuar në jetën e saj u realizua një film, një muzikal në Broadway dhe një dokumentar në rrjetin televiziv amerikan HBO, në vitin 2021, të cilin vetë ajo cilësoi si lamturimën e saj publike.
“Si ndihesh kur je 60 vjeç? Dukme si 60 vjeç? Dukemi dhe jemi më mirë.Mendoj se nuk është nevoja të jetojmë në të shkuarën. Kemi një epokë të re përpara”, thoshte Tina Turner.
Tina Turner ishte ndër personat e parë të famshëm që foli publiksht për dhunën në familje, duke u bërë një heroinë për gratë e dhunuara.
Ajo foli hapatazi për abuzimin që përjetoi nga ish-bashkëshorti duke thënë se ai i kishte nxirë sytë, i kishte çarë buzët dhe i kishte thyer nofullën. Ajo përshkroi lëndime të tjera prej të cilave dërgohej vazhdimisht në pavionin e urgjencës.
Ike Turner nuk e mohoi keqtrajtimin e saj, megjithëse u përpoq të fajësonte këngëtaren për problemet e tyre.
Ajo la pas bashkëshortin e saj gjerman Erwin Bach me të cilin u martua në vitin 1988 dhe dy djemtë e ish-bashkëshortit Ike, të cilët i adoptoi.