Marin Mema: PËRSE NUK DUHET TA SHESI VOTËN POPULLI IM?!…
Këtë shkrim u mendova shumë herë ta bëja publik në ditët e fushatës dhe të ripostoja çdo ditë madje çdo një orë!…
Nuk e bëra dhe ndoshta bëra gabim!!
Nuk e bëra sepse njerzit që kanë fytyrë dashkan ta mbajnë atë gjithmonë të pastër, larg nga pamorali, nga vesi, nga e keqja, nga e pista… qoftë kjo edhe e përbashkët.
E pse?
E pse kjo qënka e pamoralshme për njerëzit tanë?
Për njerëzit e mi?!
A është vota integritet kombëtar?
Ku kanë ata komb,
atë fallco mbajeni vetë!
A është vota përfaqësim?!
Ku janë ata kund!
A është vota shërbim, interes i përbashkët?!
Kush u shërben atyre!
A është vota… dreqi me të birë!
Cila nga këto është në favor të tyre?!
Çfarë fitojnë ata po të votojnë?
Asgjë!
Çfarë humbasin ata të mos votojnë?
Asgjë!
Çfarë humbasin të shesin votën mundësisht sa më shtrenjtë e më kripur?
Asgjë!
Çfarë fitojnë apo humbasin të mos e shesin votën?
Asgjë!
Humbisni ju!
Ai në çdo rast është i humbur!!
E pse të mos e shesi që të fitoni vetëm ju?!… Që fitoni gjithmonë!
Po do thoni ju u shitën këta!
Po punë e madhe!
Ç’e keqe më e madhe do na ndodhi?!…
Thënë e gjitha kjo, nuk ka për të kaluar kaq lehtë kjo punë!
Nëqoftë se nuk do jemi pjesë përse duhet t’u mbajmë namuzin?!…
Nëse nuk përfaqësohemi përse duhet t’u votojmë?
Nese ju na keni prapa listës ne pse duhet t’u kemi në listë?!
Kushdo qofshi ju!
Pozitë dhe opozitë!
Të rinj apo të vjetër!
Pushtetin për ju,
për ne shkombëtarizimi,
nuk shkon!
S’ka më!
Pushteti për ju, për ne racizmi,
s’ka më, nuk shkon!
Pushteti për ju… për ne mjerimi,
nuk mban më ujë pilafi!
Pushteti për ju e për ne veçimi…
nuk mund të tolerohet!
Po sa bukur e thonë këta analistët!
“Ata që shesin votën po mbajnë peng demokracinë”!
Jo mo jo… prangat kemi ne!
Asgjë tjetër!
Sigurisht që nuk kemi për të zgjedhur kurrë shitjen e votës!
Kurrë nuk kemi për t’i thënë popullit të shesi vullnetin e tij!
Por ka ardhur koha të mos çuditeni, apo të mos bëni si të tillë, kur ndokush nga ne, ndonjëherë sillet njësoj si ju, apo bën paudhësitë tuaja!
Koha të mendoni se gjërat kanë ndryshuar!