Fadil Maloku: Shtatë argumente se përse SHBA është lidere globale?
- Amerika është i vetmi vend në botë, i cili është themeluar në kundërshtim të hapur me “principet makiaveliste”…! Në fakt, që nga krijimi ky vend u projektua dhe u paramendua si një vend, në të cilin do të sundojnë jo njerëzit, por ligji!
- Suksesi amerikan edhe sot e kësaj dite buron nga pesë vlera fondamentale: liria, barazia, individualizmi, populizmi dhe tregu i lirë.
- Madhështia e Amerikës ka qenë dhe akoma mbetet mundësia e pashterur e të kërkuarit të vazhdueshëm të asaj që shquhet si konstrukt i kombinimit perfekt të “barazisë së nënkuptuar” dhe “mungesës së barrierave sociale formale”…
- Në Amerikë, çdo individ mund ta rikthejë orën e tij në zero dhe mund të jetë ai që dëshiron dhe bëhet ai vetë dhe jo çfarë presin të bëhet ai prindërit dhe paraardhësit e tij…
- Amerika ka një aftësi (specifike)magjepse joshëse(!) edhe për shkak se: ajo jo vetëm që është bërë sinonim i një ëndrre… që në fakt s’është vetëm një “formulë retorike për politikanët” apo një ndonjë iluzion njerëzor i “parajsës tokësore dhe e vetëkënaqësisë”, por është edhe produkt i një perfeksionimi të pahetueshëm, të padukshëm dhe mbi të gjitha funksional dhe praktik në jetën sociale, politike, ekonomike, ushtarake dhe sidomos atë kulturore!
- Amerika vazhdon të joshë miliona njerëz nga të gjitha anët e botës! Kjo është, në fakt, “paradoksi më i madh i anti-amerikanizmit”: kurrë më parë në histori nuk ka ndodhur që për një shtet të flitet aq keq, e aq negativisht, e që në ndërkohë miliona njerëz nga gjithë globi vazhdojnë edhe me kushtin e çmimit të rrezikimit të jetës, të bëhen pjesë e saj!
- Ajo edhe më tej mbetet qendër e botës, që e formaton “pamëshirëm” stilin dhe ritmin e imazheve tona mbi globalizmin, globalizimin, globalitetin. Dhe nëse dikush e mohon këtë, ai patjetër që do të duhej ta privonte veten pothuajse nga të gjitha praktikat kulturore (stili i veshjesh, sportet, lojërat, argëtimet, gjuha, ushqimi), të cilat i shijojmë pangopshëm që nga fëmijëria dhe të cilat arrijnë të mbijetojnë pahetueshëm brenda nesh… shpesh edhe në mënyrë të pavetëdijshme!
Please follow and like us: