Atifete Jahjaga: E ardhmja e Grave në Ballkanin Perëndimor
Me rastin e përfundimit të projektit “E ardhmja e Grave në Ballkanin Perëndimor” të Organizatës Opea, fola mbi rëndësinë e avancimit të pozitës së gruas në regjion dhe ofrimin e mundësive të barabarta.
Shpalosa me gra nga rajoni, për punën time gjatë mandatit tim si Presidentja e parë grua e Kosovës, sfidat e tabutë të cilat duhej t’i kaloja e thyeja që gratë e vajzat ta kenë më lehtë.
Pavarësisht, edhe sot e kësaj dite rajoni ende përballet me pengesa, të cilat kryesisht janë patriarkale. Sot, ne ende jemi mbrapa në fuqizimin ekonomik të grave; ndërsa dhuna me bazë gjinore mbetet një realitet shumë shqetësues i shoqërisë sonë.
Fjalën time e përfundova duke thënë se barazia e vërtetë gjinore do të jetë e zbatueshme vetëm kur gratë do të kenë të njëjtat mundësi ekonomike si burrat- dhe atëherë kur grave u besojmë në aftësinë e tyre të arrijnë gjithçka që dëshirojnë; se ato janë të afta të jenë udhëheqëse të mira biznesi sa edhe burrat; dhe më e rëndësishmja, se ato nuk kanë nevojë të mbështeten te burrat për të kuptuar rëndësinë e tyre.
Please follow and like us: