Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa
Punës 23 vjeçare të librarisë ‘’Dukagjini’’ iu shtua edhe një perlë, vizita e njërit ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar dhe botëror, Ismail Kadare!
Libraria posedon të gjithë librat e autorit, duke përfshirë edhe botimin e ri të tërë veprës së tij të botuar nga “Onufri’’.
Me këtë rast Kadare ka theksuar rëndësinë e gjuhës dhe kulturës shqipe, si njëri ndër bazamentet e popullit shqiptar dhe gjithashtu ceku se Shqipëria është njëri ndër vendet më të vjetra në Evropë.
Autori i shumë veprave me vlerë të madhe letrare botërore gjithashtu tha se preokupimi, orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa! Për Kadarenë, vizitat në Kosovë dhe takimi me lexuesit kosovarë kanë qenë ngazëlluese.
Kadare po qëndron në Prishtinë si mysafir në Panairin e librit “Prishtina 2023”. /Telegrafi/