Albspirit

Media/News/Publishing

Sibel Halimi: Hera…

Hera ime sot semimaturante.

Kur e shkrova poezinë “Hera” ajo sapo kishte lindur. Gjithmonë në mendje e kisha frymëzimin për ta parë të lirë dhe të përgjegjshme për lirinë e saj. Kur, sot ajo fillon një rrugëtim të ri, ndjehem thjesht e lumtur. E ndërsa, pikëllimin e fshehur që më gurgullon nga brenda e dinë vetëm nanat.
Hera
Nuk të linda për t’u kujdesur ti për mua
Kur unë s’do të mund të të shoh
Nuk të linda për ta plotësuar amësinë time
Të kërkuar nga të tjerët.
Nuk të linda për ta kënaqë dëshirën për puthjet
që sot të shumta i shkrep mbi ty…
Nuk të linda për ta projektuar veten
në kthjelltësinë e syve tu të padjallëzuar
plot jetë e dashuri.
Nuk të linda për ta dhënë emrin sipas diktatit
Të kushedi se kujt.
Të linda HERA
Për ta parë lirinë tënde!
Please follow and like us: