Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Kutia e Pandorës e kushtëzon bashkimin

Ripublikim me shkas

 

Ajo që ka rritur shqetësimin e ditëve të fundit është pikërisht diplomacia ndërkombëtare.

Është mu kjo diplomaci që i bashkëvuan gabimet e veta të bëra ndaj shqiptarëve që nga viti 1878.

Kjo hyrje do të dukej paragjykuese, po të flisnim vetëm për të kaluarën. Megjithatë, problemi  që ngre këtu, është pikërisht i së ardhmes.

Diplomacia europiane, sikur e ka parapëlqyer, me gjysmē goje se Kosova edhe mund të ndahet. Vetëm kaq. Ajo nuk shkon më tej.

Na mbetet ne, këtu në Kosovē, të shohim si të mbijetojmë më pas, po qe se na imponohet ndarja. Kjo është çështja.

Nëse preken kufijtë e Kosovës, pra nëse ndahet territori, atëherë si i cunguar, ky shtet i ardhshëm nuk do të mund të mbijetojë. Arsyet, mbi të gjitha, janë praktike: Kosova nuk mbijeton nga eksporti, sepse nuk ka eksportues të fuqishëm; nuk mbijeton nga industria, sepse nuk e ka të zhvilluar atë; nuk mbijeton nga turizmi, sepse s’ka as det, as alpe; nuk jeton nga shërbimet bankare, sepse nuk është Zvicër; Kosova jeton në saje të hyrjes së parasë së imigracionit dhe do vazhdojë të mbijetojë edhe në saje të vjeljes së paktë të pasurive nëntoksore.

Po qe se diplomacia do të hapte kutinë e Pandorës, atëherë, para nesh do shtroheshin dy çështje, që do të duhej t’i dilnim zot, jo për luks, por për mbijetesë:bpërmisimi i gabimeve të diplomacisë  europiane të vitit 1878 dhe bashkimi i të gjithē shqiptarëve, që  nënkupton bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, për arsye mbijetese.

Sa i përket së parës, kjo do të ishte vërtet një përmirësim i  vonuar më se një shekull dhe një ngushëllim, po ashtu i vonuar nga vuajtjet e mëdha të shqiptarëve. Madje, në bazē tē analizave të deritashme, janë nxjerr përfundime, se kjo do të ishte zgjidhja e qëlluar për qetēsimin  e Ballkanit të trazuar. Shqiptarët do të paraqiteshin si forcë stabilizuese në rajon, do bëhej një balacim forcash, që do të ruanin paqen.

Këtë nuk e la pa prekur profesori amerikan, Steven E. Majer, i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes. Profesori Majer, analist shumëvjeçar në Agjencinë Amerikane të Zbulimit, thekson se Ballkani do  të qetësohej nëse përmisohen gabimet e koferencës sē Berlinit. “Në koferencen e Berlinit, të vitit 1878, forcat perandorake, thjesht e ndanë Ballkanin. Unë propozoj të mbahet një koferencë, në të  cilën  përherë  të parē , pērveç  forcave të mëdha të merrnin pjesē edhe popujt  ballkanikë, qē do mund të thoshin qartë se çfarë dëshirojnë”. Kështu e sheh zgjidhjen dhe shton se Ballkani do të duhej, ta rishikonte hartën, pra shqiptarët më në fund, do bashkoheshin, do të krijoheshin shtetetet etnike dhe ky rajon përfundimisht do të stabilizohej.

E dyta, me që kërkohet hapja e kutisë së Pandorës, Kosova do të duhej të bashkohej me Republiken e Shqipērisē. Kjo do bëhej jo vetëm për shkaqe historike, por edhe për shkaqe humanitare që Kosova të mbijetojë.

Pra, ashtu siç u ndërhy në vitin 1999 për shpëtimin e një populli nga katrahurat e luftës sē udhëhequr nga  Serbia, tani bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të duhej te ndodhte pikërisht për arsye të ekzistencës, kësaj radhe ekonomike.

Kështu, Kosova, me një territor të tkurrur, do të kishte shumëvështirë tē mbijetonte. Prandaj  diplomacia europiane do të  duhej të pajtohej, që kjo krahinë shqiptare t’i bashkohej shtetit shqiptar, si zgjidhje “kompromisi”. Kjo ndoshta mund të paraqiste opsion të pranueshëm për Kosovën.

Përndryshe, e vetme, pa pasuritë nëtokësore, vetëm ca fusha të thata (ujëmbledhësit, do të mbeteshin nē veri), nuk mund të mbijetojë. Pra në rast se diplomacia botërore ka ndērmend të imponojë ndarjen, bashkimi me Shqipërinë do të ishte i vetmi shpëtim.

Pra ideja e ndarjes duhet të mbështetet nē kriteret e qëndrueshme, që do të vlenin, si për shqiptarët, ashtu dhe për të gjithë fqinjët e tyre.

Do tē ishte absurde ta mbështetësh ndarjen e Kosovës për 70 mijë apo 120 mijë serbë, që jetojnë në një territor jokompakt dhe të kundërshtosh bashkimin e Lugines së Preshevës,ndarjen e Maqedonisë për 600 mijë shqiptarë, që jetojnë në një territor kompakt.

Si do që të bëhet, Eeropa duhet të mendojë mirë përpara se të hap kutinë e Pandorës, ngase shqiptarët nuk janë më vetëm, si në vitin e kobshëm – 1878.

Lajm, Prishtinē, 17 gusht 2007.

Please follow and like us: