Albspirit

Media/News/Publishing

Në Kolegjin AAB nis projekti studentor “Le të flasim për shëndetin mendor/Ndryshimi i qasjes, ndryshimi i jetës”

7 Qershor 2023

Duke synuar çdoherë ngritjen e rolit të studentëve, aktivitetin, vullnetin dhe punën e tyre Zyra e Zhvillimit të Projekteve e Kolegjit AAB ka mbështetur financiarisht disa projekte studentore, ku në njërën prej tyre fituese doli studentja e Fakultetit të Psikologjisë Marigona Shala. Projekti studentor “Le të flasim për shëndetin mendor/ Ndryshimi i qasjes, ndryshimi i jetës” me mentore Afërdita Ahmeti, ka filluar implementimin bashkë me disa studentë tjerë nga ky fakultet. Ky projekt është i financuar nga Kolegji AAB në kuadër të thirrjes së hapur për grante të projekteve studentore, i menaxhuar nga Zyra e Zhvillimit të Projekteve.
Objektivat e këtij projekti janë: Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor dhe mbështetja e shëndetit mendor përmes aktiviteteve në kuadër të “Mental Health Corner” që ka filluar të mbahet sot në Kolegjin AAB. Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë broshura të cilat informojnë rreth vetëdijësimit ndaj shëndetit mendor të cilat u janë shpërndarë studentëve.
“Mental Health Corner” do jetë i hapur deri me 9 qershor ku synohet ndërgjegjësimi për thyerjen e stigmës ndaj shëndetit mendor. Gjithashtu parashihet mbajtja e 3 sesioneve në Kolegjin AAB, ku do diskutohen çështjet e shëndetit mendor dhe faktorët e stresit që i preokupojnë studentët.

Në Kolegjin AAB nis projekti studentor “Le të flasim për shëndetin mendor/Ndryshimi i qasjes, ndryshimi i jetës”

Please follow and like us: