Dr. Vlora Obertinca: Askush s’mund t’i rezistojë ndjenjës së dashurisë!
“Çiftet e dashuruara, duke shkēmbyer energjitë e ndërsjellta krijojnë sinergji alkimie” – Dr. Vlora Obertinca.
Kur njeriu është i lumtur, organizmi liron kimikate apo hormone lumturie si sertonini dhe dopamini. Zakonisht këto hormone lumturie lirohen shumë kur njeriu është i dashuruar. E kur energjitë e dashurisë bashkohen krijojnë alkimi shëruese. Prandaj, edhe komentojnë njerëzit përreth kur shohin dikë të dashuruar duke e komplimentuar me komentet si, “po shkëlqen” ose “je zbukuruar“.
Kjo sepse kur frekuentojmë në energjinë e dashurisë, aura jonë përmban shumë dritë të bukur dhe tërheqëse për secilin. E po kush është ai që mund ta rezistojë ndjenjën e dashurisë? Kush ēshtë ai që nuk tërhiqet nga drita më e bukur dhe shëruese në Univers? Mbase askush!
Të dashurit e mi të gjeneratave të ndryshme, nëse nuk jeni të dashuruar, simuloni kujtesën dhe shkoni me kujtime kur keni qenë të dashuruar dhe qëndroni me mendime atje derisa e përjetoni lumturinë e dikurshme. Prej aty, nga ajo frekuencë paramendoni partnerin që dëshironi ta manifestoni në jetën tuaj.
Trupi ynë ka aftësi të regjistron çdo ngjarje, por nuk ka memorje kohe dhe, për trupin tonë ngjarja e kujtuar përjetohet me frekuencë të njejtë energjetike.
Duke liruar hormonet e lumturisë, ju zhvendoseni në frekuencën e dashurisë dhe kështu duke e përsëritur sa më shpesh procesin e simulimit për manifestimin e partnerit, një ditë pa pritur do të shfaqet partneri i dëshiruar i cili përkon me nivelin tuaj energjetik. Nëse jeni njeri i hareshëm do ta takoni partnerin e ri me tipare të ngjajshme me tuajat dhe anasjelltas.
Thjeshtë thënë Universi na e reflekton energjinë që e lirojmë.
Amerikanët thonë “Fake it till you make it“ – simulo deri në manifestim!