Xhezide Selimi: MA RRËMBEN AROMËN E FRYMËMARRJES SIME
Drimrin në zemrën tënde do ta kthej
në pika të ngrohta uji
për brishtësinë e qenies sime.
Sytë e qëndisur në dy mijë ngjyra
përthyejnë dritën jeshile vezulluese
mbështjellur me membranë zane
nga fusha e bekueme.
Kafshët e bardha përtypin barin e
derdhur nga kurorat e maleve
uji i ambël rrjedh në drejtim të
kundërt me dashuritë fisnike.
Ylli i parë në kupën qiellore, ma
rrëmben aromën e frymëmarjes sime
nga shkuma e detit ngrihem
në duet me ty vallëzojmë rrathëve
t’hanës.
Please follow and like us: