Mimoza Bici: Rrugës për tek ti!
Ra shi
Kur?
Njerëz me çadra
rrugët e lagura
shkreptimat
diku trembin.
Bie shi?
Ku?
Brenda meje lumenjtë po thahen
Gjapërinjtë gërryejnë
të vetmen pemë
për të ndalur
këngën e gjinkallës.
Ra shi
Si?
Paskan etje të vdekurit
Unë dua të bëj dashuri.
Pushoi shiu
Çfarë?
Ku ndodhem?
Përmbytja më kish transportuar mbi një tjetër trup
Ai kish vdekur
Unë ende jo…
Fut veten brenda tij
Të vdekurit janë e vetmja strehë
rrugës për parajsë
aty ku me të vërtetë bëhet dashuri.
Pas lash lumenjtë e tharrë
të vetmen pemë
rrethuar gjarpërinjsh.
Kishte rënë shi
Do të bierë shi…
Notoj përhumbur
Askush s’më ndal
Të kërkoj ty
Dielli si një gjinkallë e vetme
pemës së jetës
të pasqyron fshehur pas vetes
Duhet të bësh shumë
shumë dashuri
për të arritur tek ti
Askush nuk më ndal
Rrugës, lindur për ty!
Qershor 2023.