Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Lajmi i mirë

 

A është i sotmi? Akoma presin. Na thuaj diçka? Për t’u dukur më i ri, lëkura e kokës kërkon vajosje. Vërtet mot qiellor. Nëse jeta do të ishte gjithmonë kështu. Vala e të nxehtit nuk do të zgjasë. Gjithnjë duke kaluar, përroin e jetës, është më i dashur se të gjithë. Presin një mundësi. Ky është zakon i vjetër – Më vjen mirë që shoh se nuk ka vdekur. Mos e prek se të vret, merre se s’thotë gjë. Përvojë e shtypjes. Këtë mos e harro.

Diellin apo erën. Edhe natën. Shokë dhe skllevër. Sot, nën patronazh. Guri i themelit. Shoqëri miqësore. Pak. Nuk do të thotë asgjë. Gabim i natyrës. Mbi gurët kalldrëm. Për të kaluar nuk ka rrugë tjetër. Askush nuk është i pasur në mes të jetës. Por më e keqja nga të gjitha është njeriu që merr jetën e tij. Kush e bën këtë është frikacak. Nuk na takon të gjykojmë. Bëje zemrën gur. Fillo nga e para. Ndonjëherë pendohemi, kur është shumë vonë. Më mirë të arratisen nëntëdhjetë fajtorët se sa një person i pafajshëm të dënohet gabimisht. Valë e kohëve të fundit. Votimet.
Please follow and like us: