Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Porno bajate nga një shtet i mbaruar

 

Ajo çfarë po shikoni në zyrën moderne të një kryebashkiaku, nuk është sajesë. Është realiteti i degjeneruar shqiptar ku gjithçka paguhet se ndryshe nuk mban dot vendin e punës. Realiteti që vjen nga dhuna në votime, nga kërcënimet deri me jetë, jo vetëm me një vend pune. Nga shkelja me dy këmbë e ligjit në lidhje me dhunën e grupeve të interesit ku njerëzit vazhdojnë të shënojnë emrat për një votë gjoja në këmbim të një vendi pune etj. Atij realiteti pervers që krijohet nga ballot e falenderimit për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit pavarësisht se nuk votojnë më shumë se gjysma e popullsisë. Mund të paguash në mënyra të ndryshme, me para, me mish, me gojë, me votë, me bythë mjafton të ekzistosh. Është totalisht realiteti i krijuar nga pushteti i Edi Ramës. I cili të tall, të menderos, të pështiros, por edhe të pallon. Dhe marrëzia vazhdon, deri aty sa SPAK-u gjoja ka filluar hetimet dhe nuk ka bërë akoma ndalimin në vend të një shtetari i cili krejt në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, ka kthyer zyrën në një bordello. Ka ca lajme bajate ku thuhet do verifikohet videoja, por vetëm sytë naivë nuk mund ta besojnë realitetin. Mjafton të pyesësh një fëmijë 10 vjeçar, krijesa të përpira nga video game-et dhe ta thonë në sy si cilësinë ashtu edhe atë që janë reale apo jo. Është e saknsionuar qartë, 3 vjet heqje lirie. Dhe mjaft i duruat dënglat të tilla se, nuk kam faj unë pse individë nga skuadra ime, dalin nga rruga, vjedhin, grabisin, pallojnë. Është një perversitet qeveritar i cili më parë se atë sallamin e Kukësit, duhet të diskretitojë Edi Ramën. Megjithatë prisni kur të dali ndonjë skup shtypi. Dhe ju gërrvërruni me Albinin, se apo nuk ka të drejtë teksa nuk bën asgjë tjetër, por detyrën e një shtetari të fortë dhe të ftohtë perëndimor. Gërrvërruni me Pandeli Majkon që i djeg bytha për Finlandën dhe Suedinë se sa për politikat sllave që duan të ngrejnë mini-mbretëri në dheun e Arbërit. Kurrë nuk u kujtuan për të drejtat e vrara publikisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, aq sa sot palaço të thinjur mbysin studiot si e si të mbajnë në këmbë një pushtet që të pallon. Shqipëria dhe shtetaria e saj eshtë totalisht një degjenerim dhe kjo ndodh edhe për faktin se një pushtet pa kufij, të përdor, të pallon dhe në fund të vret. Sot e pati fatin zyra e qytetit të Kuksit, megjithatë po të vendosni çimka deri në kryeministri, do shikoni pornografi bajate të një shteti të mbaruar. Kudo, deri në gjykatat më të larta të vendit, deri tek Kushtetuesja. Në SPAK-un e madh ku ju mbetën sytë, varet shpresat. Në Komisionet Zgjedhore dhe gjykatat e tyre ku nga 5 anëtarë, 4 i përkasin qeverisë dhe 1, një shoëmen-i që ngrin, shkrin, arratiset dhe vjen, një vulisti si krriçi flturues Lul Basha. Fatkeqësisht edhe një opozitarizmi kashtë dhe koqe.

Please follow and like us: