Albspirit

Media/News/Publishing

VOA/Çipat në tru të Elon Musk trazojnë konspiracionistët e Ballkanit të pahapur

Kompania e Elon Musk-ut për implantet e trurit, Neuralink, tha të enjten se kishte marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur studimin e parë klinik tek njerëzit.

Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për provat njerëzore. Por aplikimi i kompanisë u refuzua në fillim të vitit 2022 dhe kompania po punonte lidhur me shqetësimet e agjencisë mbi sigurinë e implantit eksperimental.

“Ky është rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi i Neuralink-ut në bashkëpunim të ngushtë me FDA-në dhe përbën një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”, tha kompania Neuralink përmes një postimi në Twitter të enjten.

Neuralink shtoi se kompania nuk është ende e hapur për një provë klinike.

Neuralink po zhvillon një implant truri që shpreson se do të ndihmojë njerëzit e paralizuar të ecin përsëri dhe të kurojë sëmundje të tjera neurologjike.

Please follow and like us: