Albspirit

Media/News/Publishing

Artisti shqiptar dhe ai kinez, bashkëbisedim me studentët në Akademinë e Arteve

Dy artistë të njohur, shqiptaro-italiani Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Milot, dhe skulptori kinez Liu Ruowang, zhvilluan një takim me pedagogë e studentë të Akademisë së Arteve në Tiranë, me në fokus temën “Skulptura publike”.

Pedagogët e Arteve i vlerësuan artistët fitues të konkursit ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Kulturës “Art në hapësirat publike”.

Vepra e artistit kinez “Ujqërit po vijnë”,  e ekspozuar në shumë qytete të Europës, do të vendoset në Malësinë e Madhe.

Në një intervistë për “RTSH” ai deklaroi se dëshira dhe interesi për artin i ka nisur që prej moshës 7-8 vjeçare, në vitet ’70. “Ndihem mirë që një nga veprat e mia do të vendoset në Shqipëri”,- tha Ruowang.

Alfred Mirashi, i cili është fitues i konkursit ndërkombëtar me projektin “Çelësi i së sotmes”, sapo ka inaguruar në sheshin “Piaca Merkato” në Napoli skulpturën e tij gjigande. Ai theksoi se studimet universitare mundi t’i ndiqte vetëm pas emigrimit në Itali dhe më pas në Londër, duke u bërë një nga emrat më të njohur të botës së artit.

Please follow and like us: