Odise Kote: Bie shi i kuqërremtë në Pompej
Bie shi i kuqërremtë mbi statujat seksuale në Pompej.
Dashnorët e vjetër ua bëjnë me sy vizitorëve
që besojnë se misteri i krijimit të botës,
fillon me nxehtësinë dhe takimin.
Stacionet raportojnë,se diga Dniper hidhet në erë,
ndërsa ujërat përmbytin Ukrainën,
Papa Françesku i dërgon letër Zelenskyt.
Mbi dilema spjegimi, larg, larg luftës e tmerrit,
Hesht – heshtja e grave indiferente, se përse,
Pompeun – qytetin e qejfit,
Vezuvi u hakmorr dhe e dogji me llavën e nxehtë.
Buzëve të kraterit ende të paqetë, inkadeshent,
Ciceroni harroi të thotë gabimin dymijëvjeçar,
Të rrëzimit të statujave me defektin e tyre,
Me vesin.
Bie shi i kuqërremtë mbi statujat seksuale në Pompej.
Zogj të çuditshëm shtegëtojnë qiejve të vjeshtës…
Please follow and like us: