Albspirit

Media/News/Publishing

Kim: Vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

“Largimi i muxhahedinëve nga Shqipëria është një vendim që i takon qeverisë shqiptare”, deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Gjatë një konference për gazetarët, Kim u pyet lidhur me operacionin e zhvilluar një ditë më parë nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manzë, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së dhe nëse Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes dhe largimit të pjesëtarëve të organizatës MEK nga territori shqiptar.

Kim nënvizoi se largimi ose jo i muxhahedinëve, është një vendim që i takon Shqipërisë.

“Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë, që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka disa terma të caktuara që duhet të cilat zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen dhe duhet t’i respektojmë ato”, u shpreh Kim./atsh

Please follow and like us: