Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Jeta e sotme ka nevojë për miq të sinqertë

“Karma është udhëtimi i çdo mendimi në Univers, destinacion i fundit të së cilës jemi ne”, Dr. Vlora Obertinca.
Në këtë botë ka njerëz të sinqertē që janë të prirë të mendojnë mirë dhe t’ia dëshirojnë të mirën secilit.
Nuk ka më mirë se sa ta kesh shpirtin e çiltër dhe nga ajo çiltërsi tē hapësh zemrēn dhe të pranosh në shoqëri dikē, t’ia bësh vendin afër zemrës dhe ta quash mik të vërtetë. Kështu e dëshmon veten ndaj mikut në momente kyçe duke ia zgjatur dorën e ndihmës, madje duke i treguar në besim të mirë edhe gjëra të ndjeshme që rrallë kush i tregon për ta ndihmuar, sepse në fund të ditës secili e ruan shoqërinë për interes dhe ka kujdes që rrëfimi mos ta hidhërojë mikun, ndonëse bëhet për të mirën e tij. Por jo secili e kupton thellēsinë e sinqeritetit të mikut të vërtetë dhe, në vend se të falënderohet, madje kthehet edhe në armik tē heshtur. E vërteta dhemb, por duhen ndëshkuar ata që të bëjnë grackën dhe jo mikun që të tregon se kush ishin thikat pas shpinës!
Rrëfimi i një të vërtete kthehet nē mollë të sherrit dhe urrejtjes pa fund. Kaq i duhet njeriut pēr ta kuptuar se kush është mik i vërtetë.
Bota është e rrumbullaktë dhe çkado që bëjmë ajo na kthehet sepse atë energji që e lirojmē, sillet e sillet dhe e gjen burimin e origjinës prej nga është nisur.
Tē dashurit e mi, jeta është e gjatë dhe asgjë nuk mbetet borxh për botën tjetër sepse Karma i barazon llogaritë e saj në këtë jetë. Andaj ju them, mos e prishni zemrën dhe mos mbani mëri me miq të sinqertë, sepse kurrë nuk i dihet jetës se kush për kënd do të ketë nevojë më shumë në këtë jetë.
Aty ku nuk keni mundësi të ndihmoni, thuajeni me sinqeritet tē vërtetën dhe mos aktroni. Sa të jetë jeta, njeriu gjithmonë ka nevojë për njeriun e mirë dhe jeta funksionon në parimin e marrjes dhe dhënies së barabartë, qē nënkupton atë se, sot më duhesh ti mua, ndoshta nesër do të duhem unë ty.
Please follow and like us: