Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Mendja e bukur, udhërrëfyesi më i ndritur

“Mendja jonē e bukur është udhërrëfyesi më i ndritur për hapjen e shtigjeve të koduara të jetēs”,  Dr. Vlora Obertinca

Ka ditë kur zgjohemi në mëngjes dhe ndjehemi të turbullt dhe nuk kemi dëshirë të ngrihemi nga shtarti sepse ndjehemi të lodhur dhe të pa disponuar. Në momentet e para kur hapim sytë, nuk jemi në gjendje të mendojmë më larg dhe më thellë, pse ndjehemi kështu dhe pse më me dëshirë do rrinim në shtrat se sa ta kapim ditën para nesh.

Athua pse ndodh kjo mendon njeriu?!

Jeta ka baticat dhe zbaticat e veta dhe të gjitha këto duhet kaluar sepse janë sprova dhe mbi tē gjitha janë leksione të cilat duhet t’i mësojmē në këtë jetë.

Të dashurit e mi, të gjithë ne kemi probleme dhe ngarkesa të natyrave të ndryshme në jetë, asnjëri nga ne nuk është perfekt dhe as nuk e ka jetën perfekte. Këtu jemi të mësojmë vetë dhe ta mësojmë edhe njëri-tjetrin.

Andaj them, kur ndjeheni të lodhur, tē mërzitur dhe filloni ta doni më shumë gjumin se sa zgjimin në mëngjes, ngrihuni në këmbë, gjejeni brenda vetes atë fuqinë e brendshme, atë pjesën tuaj të fortë dhe thuani vetes: Ti mundesh, ti je më i fortë se ç’mendon, ti je më i fortë nga sa ishe dje, ti sot do ta kesh mprehtësinë e mendjes dhe udhërrēfyesin e rrugës drejt suksesit. Ti me mençurinë tënde do ta gjesh zgjidhjen më të mirë të mundshme. A e dini pse? Sepse ti beson në veten tënde dhe në aftësitë e tua. Ti nuk ke ardhur në këtë jetë vetëm për të fjetur dhe për të ngecur sepse ti ke këmbë jo vetëm për tē ecur por edhe për të vrapuar. Ti nuk ke mendje vetëm me të shkuar në gjumē, por ke mendje me u zgju dhe me e ndryshu veten dhe botën pēr të mirēn tënde dhe të gjithë të tjerëve. Ti je ndryshimi dhe ndryshimi fillon me ty. Ti je shpresa e jetës, ti je mesi i lumturisë, ti je drita e ardhmërisë, ti je shembulli i gjithë shoqërisë, ti je ylli që shndërrit mbi jetën tënde. Ti je ai që ndihmon edhe të tjerët ta gjejnë yllin e vet që e kanë humbur gjatë rrugëtimit të jetës. Ti je ai që e do veten dhe vetja të don ty. E kur ti e don veten, e gjithë bota do të sillet rreth teje. E kur e gjithë bota sillet rreth teje, zgjedhjen më të mirë, tanimë e ke në pëllëmbë të dorës!

Please follow and like us: