Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Sa njihet bota?

Bota ka ciklet e saj të zhvillimit. Çdo cikli i duhen 26.000 vjet për të përfunduar. Pastaj çdo gje përfshihet nga kaosi nga i cili fillon një cikël i ri. Kanë ndodhur gjithsej 4 cikle zhvillimi, dhe imazhi i qiellit është saktësisht i njëjtë. Si rezultat, koha që duhet për të përfunduar një gradë të ciklit është 72 vjet (360 x 72 = 26.000). Këtë e zbuloi në shekullin II pes, Hipparchus. Por kjo ishte i njohur edhe për kulturat e tjera të lashta, disa prej tyre edhe më herët. Njeriu e ka vëzhguar qiellin që nga parahistoria dhe ndoshta që nga lindja e racës njerëzore. Ne e dimë se kulturat më të rëndësishme të lashta ishin të fiksuar pas qiellit, duke e vëzhguar atë në mënyrë sistematike dhe duke regjistruar lëvizjet e trupave qiellorë.
Diodorus Siculus thotë si më poshtë për egjiptianët:
“Për shkak se pozicionet dhe rregullimi i yjeve, si dhe lëvizjet e tyre, kanë qenë gjithmonë objekt i vëzhgimit të kujdesshëm midis egjiptianëve, më shumë se kushdo tjetër në botë. Dhe ata ruajnë deri më sot vëzhgimet e tyre të shkruara për çdo yll që prej vitesh të panumërta, pasi egjiptianët kanë treguar zell të madh në studimin e këtij fenomeni që nga kohërat e lashta”.
Platoni, pa absolutisht asnjë matje, vetëm përmes vëzhgimit dhe imagjinatës së tij, arriti në një teori se dielli, hëna dhe planetët e dukshëm janë në të njëjtin pozicion çdo 36.000 vjet.
Është e rëndësishme që numri 72 të jetë i pavarur nga sistemi i matjes që çdo kulturë mund të ketë. Njerëzit e lashtë kishin praktikën e futjes së të dhënave astronomike në veprat e kulturave të tyre. Sipas librit “Atlasi mitologjik i Greqisë” nga Pedro Olalla, Teba ishte ndërtuar me shtatë porta kushtuar shtatë planetëve. Në piramidën El Tajin në Meksikë ka 365 zgavra, si dritare false. Edhe në kohët moderne, kjo praktikë përdoret, për shembull, në ishullin grek të Ios, që ka 365 kisha, një për çdo ditë të vitit. Një qytetërim i përparuar do të zbulonte se kultura që i ndërtoi ato e dinte kohëzgjatjen e vitit. Seth, së bashku me 72 komplotistët, kapin dhe vrasin perëndinë Osiris. Në historinë e Kullës së Babelit, Zoti ngatërroi gjuhët e njerëzve, dhe dolën 72 gjuhë. Sipas një miti egjiptian, perëndia Thoth fitoi me zare në 1/72 e çdo paraqitjeje me shkëlqim të hënës, duke rezultuar në pesë ditët që iu shtuan 360 ditëve paraekzistuese. Ishte gjatë këtyre pesë ditëve kur të gjithë perënditë e tjeta kanë lindur. Pikërisht i njëjti mit përshkruhet nga Plutarku në veprën e tij “On Isis and Osiris”. Sipas fesë muslimane, çdo martir do të ketë 72 gra/burra si shoqërues në parajsë. Tempulli më i madh budist në botë, Borobudur, përbëhet nga 72 stupa (tempull në formë tume), ku stupa kryesore është e rrethuar nga 72 statuja të Budës. Sipas “Librit të miteve” të Helma Marks, demoni kinez Che-Wu, mjeshtri i luftës “kudo që të shkonte do të shoqërohej nga 72 luftëtarë”. Sipas Diodorus Siculus, kur një mbret vdiste, egjiptianët kishin zi kombëtare dhe nuk kishin asnjë festë për 72 ditë. Nga libri “Mitologjia Botërore” i L. Bernard mësohet se kohëzgjatja totale e katër epokave të indianëve është 4.320.000 vjet, ndërsa një ditë e Brahma është 4.320.000.000 vjet. Mbreti sumerian En-men-lu-ana jetoi 43.200 vjet. Të gjitha këto numra e kanë bazën nga 72 x 6 = 432. Sipas mitologjisë skandinave, Valhalla kishte 540 porta nga të cilat 800 njerëz mund të dilnin njëkohësisht (540 x 800 = 432.000).
Shkrimtari babilonas Berossus, i cili jetoi gjatë epokës helenistike, thotë se nga mbreti i parë i Babilonisë deri në përmbytjen e madhe babilonase kishin kaluar 432.000 vjet. Perimetri i Tokës është 43.200 herë më i madh se perimetri i piramidës, ndërsa e njëjta gjë është e vërtetë për rrezen e tokës në krahasim me lartësinë e piramidës. Sa e rastësishme mund të jetë që ndërtuesit e piramidës zgjodhën këto përmasa specifike? Nëse nuk është aksident, do të thotë se ata i dinin përmasat e tokës dhe, në fakt, me saktësi shumë të lartë. Dhe ky është vetëm një aspekt i dijeve.

Please follow and like us: