Albspirit

Media/News/Publishing

Ana LLazo: Durrësi qyteti që të ofron gjithçka

Durrësi, qyteti i shtrirë buzë detit Adriatik me një panoramë që le mbresë të gjatë në memorien e kujtdo që e viziton. Ka qenë dhe vazhdon të jetë një qytet plot shkëlqim si hëna në qiell. Qyteti që është cilësuar si porta hyrëse në Ballkan që në lashtësi me shumë pasuri kulturore, histori të lashtë, natyrë mbresëlënese dhe nje klimë të butë tipike mesdhetare.

Durrësi si një lulishte e rethuar nga Adriatiku një çelës i Ballkanit i cili i mbijetoi ndër shekuj pavarësisht luftrave dhe fatkeqësive natyrore. Adriatiku një det i ceket, i përhimte, i qetë që me valët dhe dallgët e tij të ngrohta të kuron mendjen dhe dashur apo pa dashur lundron në një botë të bukur plot entuziazem dhe ngjyra.

Ndërthurja e antikitetit me modernen i jep Durrësit një hijeshi te veçantë dhe përparësi në zhvillimin dhe shkëmbimin e kulturës dhe turizmit. Durrësi cilësohet si qyteti i miqësisë, mikpritjes dhe njerëzve bujare ku cdo vit mirëpret mijëra turistë që vijnë dhe largohen me përshtypjet me të mira për atë çka i ofrohet nga natyra dhe njerëzit. Mjedisi i favorshëm mundëson krijimin e plazheve elitare në zonat e virgjëra. Cilat jane disa nga atraksionet dhe vlerat turistike të Durrësit?

1- Amfiteatri i Durrësit

2- Kalaja e Durrësit

3- Muzeu arkeologjik dhe etnografik

4- Vila mbretërore

5- Teatri ‘Aleksandër Moisiu” … dhe shumë e shumë të tjera.

Kepi i Rodonit, një mrekulli e natyrës ku vete natyra dhe historia takohen së bashku. Durrësi mban mbi supe historinë e vyer shekullore. Historia, kultura, antikiteti, arkeologjia, tradita, mikpritja, në tërësi bëjnë jehonën e dikurshme të trashëguar që në periudhën e ilirëve brez pas brezi e ruajtur me fanatizëm dhe duke përbërë një vlerë jo vetëm për qytetarët e saj, por për të gjithë shqiptarët.

Please follow and like us: