Mimoza Bici: A mundemi?!
Vera ka filluar
U fshihem rrezeve të zjarrta
Dikur më dogjën kaq shumë
Tashmë
jam zhytur mistikave
të nxjerr dhunshëm
ato mrekulli që më vranë kohën me ëndrra
Një gjyq moral nuk do ish keq….
Dashuria është liri
nuk është lidhje
Lidhjet janë shërbime
detyrime
rregulla
përshtatur në funksion të trupit
jo të shpirtit
Dashuria është shpirt
Një shpirt ku nuk mundesh ta mbash gjatë
për ta shndrruar në shërbim ndaj një trupi
që vdes e kthehet në hiç
Shpirti ndalon aty ku merr
pak energji e largohet
e pamundur ta pushtosh
Mrekullit t’i shfaq vegimeve
duke të vrarë kohën
Unë nuk kam më kohë për të vrarë…
Po të gjej ty i dashur
i zhytur përjetësisë
Po të gjej ty
Nga fundi i zhgënjimeve të mia
tmerreve
pabesive
lëndimeve
injorime pritjesh për
për t’më rilindur.
Unë ekzistoj
si shpirt e
në atë mrekulli qiellore
ku zoti ka ngulitur portretin tim
e ti e sheh si ëndërr
si një dritëz e vogël
tek më rrëmben ëmbëlsisht.
Të dy ekzistojmë
humbur kohërave të vrara.
A mundemi?!
(mimiVbici@ “A mundemi?” poezi, Tiranë, korrik 2023).
Please follow and like us: