Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Floçkat

 

 

 

Floçkat

nuk dinë ç`është zemërimi.

As kur  era ua merr tinëz

kopsat e këmishës,

as kur ua shprish flokët

si kaçurrelat e pyllit,

as kur ua fsheh sandalet

te pragu i lojës,

as kur i harrojnë syzet

nën çadër palmash,

liqenin e haresë e kanë

nën vetulla!

 

Janë vera e kaltër, floçkat,

brigjeve ku rritet lumturia.

Please follow and like us: