Dr. Vlora Obertinca: Atë që e ndjen shpirti – e vizaton mendja…
“Kur vela e anijes suaj është e qëndrueshme dhe jeni fokusuar në arritjen e synimit të caktuar, nuk ka mundësi busulla të ç’orientohet, e as uji të futet nga jashtë për ta fundosur anijen tuaj”, Dr. Vlora Obertinca.
Secili nga ne ka ëndërra në jetë të cilat kemi dëshirë t’i realizojmë. Por, duke qenë çdo ditë në kontakt me njerëz të ndryshëm, planet dhe ëndërrat tona mund të influencohen nga ta. Një fjalë e urtë thotë “Më trego se kush janë shokët e tu, që të tregojë se cili je“. Thënë ndryshe, shoqëria me të cilën rrijmë çdo ditë na e përcakton fatin dhe të ardhmen, e bashkë me to na i vulos edhe ëndërrat tona.
Andaj them, shmangijuni njerëzve labilë dhe toksikë me energji negativ. Zgjidhni njerëzit me kë rrini dhe zgjidhni qëllimisht ata që janë të suksesshëm dhe që i kanë ëndërrat e ngjajshme me ato të juajat, pavarësisht moshës që keni sepse ëndërrat nuk njohin moshë.
Mos u luhatni kurrë, as mos e dyshoni asnjëherë filmin e suksesit që keni disenjuar në kokën tuaj sepse ai film ka lindur nga inspirimi i juaj shpirtëror. Nga shpirtërat kreativ kanë lindur kryvepra të famshme ndër shekuj në botë.
Atë që e ndjen shpirti – e vizaton mendja, atë që e vizaton mendja e realizon dora e njeriut!